Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në Selinë e Komunitetin Myslliman Shqiptar dhe Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të uruar festën e Kurban Bajramit.
Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Spiropali u shpreh: “Ishte një rastësi e bukur përcjellja e urimeve Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, bashkë me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.
Toleranca, vëllazëria e bashkëjetesa fetare është një thesar i shqiptarëve. T’i jetësojmë këto vlera në mbarë shoqërinë, në punën tonë të përditshme, për të bërë më të mirën për mirëqenien e qytetarëve.

Gëzuar Kurban Bajramin! Shëndet, mbarësi, lumturi e paqe në të gjitha familjet shqiptare!”.
