Drejtësia italiane kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Walter Biot, pasi akuzohet për spiunazh për Rusinë.

Në mars 2021, oficeri i marinës u kap duke dorëzuar dokumentet e klasifikuara një zyrtari të Ambasadës Ruse në Itali në këmbim të parave.

Mediat italiane shkruajnë se Biot kishte disa sekrete të NATO-së, shumë konfidenciale. Sipas përfaqësuesit të prokurorisë, “Biot tregtonte dokumente sekrete” dhe demonstronte “një shkallë të lartë pabesie dhe aftësie kriminale”.

Walter Biot ishte figurat më të respektuara në Itali. Detyra e tij e fundit ishte në Zyrën e Politikave dhe Planifikimit Ushtarak, departamenti i tretë i Shtetit mbi Mbrojtjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb