Spiunazhi ka tronditur Italinë. Policia italiane pas një hetimi disa mujor ka arritur të zbulojë një fakt tronditës: identifikimin e një rrjeti spiunazhi që survejtonte prej vitesh krerët e policisë, institucioneve të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës si dhe personalitete të larta politike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.
Hetimi i kryer nga Policia postare dhe Prokuroria e Romës solli arrestimin e dy personave, inxhinierin bërthamor Giulio Occhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Francesca Maria 49-vjeçe, të dy rezidentë në Londër por me banim në Romë dhe të njohur në botën e financës.
Ky grup menaxhonte një rrjet kompiuterash të infektuar nga një virus që quhej “Eyepyramid” që u kishte mundësuar të grumbullonin, prej vitesh, njoftime të rezervuara dhe të dhëna delikate të dhjetëra personaliteteve, kryesisht në botën e financës.
Mes këtyre personaliteteve gjendet ish-kryeministri Matteo Renzi, kreu i BQE-së Mario Draghi, ish-kryeministri Mario Monti, ish-guvernatori i “Banca d’Italia” Fabrizio Saccomanni, ish-komandanti i përgjithshëm i “Guardia di Finanza”, Saverio Capolupo.
Lista e VIP-ave të përgjuar:














(m.k/BalkanWeb)