Viktor Gyokeres dëshiron të largohet nga Sporting, për t’u transferuar në një skuadër të madhe europiane.

Sulmuesi suedez është i tërbuar me presidentin e klubit portugez, Frederico Varandas, dhe sipas A Bola, ai po e shqyrton seriozisht mundësinë e mosparaqitjes në grumbullimin e planifikuar për 1 korrik.

Çështja është ekonomike, klubi kërkon 80 milionë euro, ndërsa agjenti Hasan Cetinkaya pretendon një klauzolë të shkruar që do të garantonte largimin me një ofertë prej 60 milionësh.

Për Gyokeres të shumta janë skuadrat e interesuara, ku mund të përmendim ekipe si Arsenal apo Juventus.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb