Gjiganti i transmetimit të muzikës ”Spotify” ka njoftuar fitime rekord prej më shumë se një miliard euro pas një viti shkurtimesh të kostove dhe largimit të stafit, shkruan BBC.

Kompania suedeze ka zgjeruar bazën e saj të përdoruesve prej vitesh, duke u ofruar abonentëve akses në podkaste dhe libra audio.

Por fitimi i saj bruto tremujor erdhi në kurriz të dështimit për të parashikuar përdoruesit aktivë mujorë.

Vitin e kaluar ajo shkurtoi 17% të fuqisë së saj punëtore në një lëvizje për të përmirësuar kostot.

CEO i ”Spotify”, Daniel Ek deklaroi dhjetorin e kaluar se rreth 1 500 vende pune do të shkurtoheshin si pjesë e veprimeve thelbësore për të ulur kostot tona në mënyrë që kompania të mund të përmbushte qëllimet e saj’’.

Por kompania e teknologjisë ka një mision të zgjerohet në mbarë botën dhe të arrijë një miliard përdorues deri në vitin 2030.

Pjesa më e madhe e fitimeve të ”Spotify” janë nxitur nga biznesi i saj i podcast-it.

Marzhet bruto u rritën në 27,6% në tremujor, krahasuar me 25,2% një vit më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: