Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pjesë nga dosja e Belinda Ballukut, ku dalin në pah komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
“Këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë. Këto janë të gjitha në Unazën e Madhe. Tuneli u nda, 97 milionë. Tani janë të Unazës këto. Të freskëta”, tha ai.
Sali Berisha: Tani unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin, në të cilin faktohet se jo vetëm në tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama. Do t’u sjell secilit prej jush këtë fletë se është histori shumë interesante.
Në orën 18.02, Evis Berberi: Kuptova, i thotë.
Në orën 18:05, Lubi Balluku: Ke një supervizion mirëmbajtje.
Në orën 18:04, Evis Berberi: Po, më thuaj.
Në orën 18:07, Lubi Balluku ka dërguar një fotografi si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilat janë listuar procedurat e publikuara nga autoriteti rrugor shqiptar me datën 17.03.2002, konkretisht loti 4.
Kontrata D, supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit jugor.
Loti 3, kontrata C, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë akset kryesore të rajonit qendror dhe juglindor.
Loti 2, kontrata B, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit qendror dhe verilindor.
Loti 1, kontrata A, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të rajonit verior.
Pasi dërgon këtë fotografi, në orën 18:08 deri 18:09, Lubi Balluku thotë: për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën.
Urdhëroni!
Ka rënë dakord me Ramën.
E dyta, pse ia ke bërë për tre vite, se është çmenduri, merru me këto se do të më çmendësh.
Sqaroji atij kurve që nuk do të hapë procese të reja se nuk lejojnë financat.
Në orën 18:09, Evis Berberi: Ok.
Në orën 18:09, Lubi Balluku: Çfarë janë këto supervizione që paske hapur ti?
Në orën 18:10, Evis Berberi: Janë për tre vite, janë të mirëmbajtjes.
Në orën 18:10, Lubi Balluku: Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do ta marrë super k….
Shikoni çfarë gjuhe, nuk mund ta shqiptoj. Çfarë llumi në zyrat e qeverisë.
Se ia ka premtuar R…
Ia ka premtuar Rama.
Në orën 18:11, Evis Berberi: PO, BB i kishte një të madhe, unë ndava që të akomodonim sa më shumë.
Lubi Balluku: Nuk më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.
E dëgjoni tani, drejtori direkt me Ramën komunikimin.
Nuk di ministrja, që nuk duhet të dijë as ministrja, as kryeministri.
Nuk kanë pse të dinë.
Duhet të dijë ligji.
Unë nuk di fare se çfarë bën ti.
Në orën 18:11, Evis Berberi: Po kë të dojë, e ka fjalën për Ramën.
Në orën 18:18, Lubi Balluku: Jo kë të dojë.
Pra, këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë. Këto janë të gjitha në Unazën e Madhe. Tuneli u nda, 97 milionë. Tani janë të Unazës këto. Të freskëta.

