Klodian Braho, kandidat për kreun e SPAK teksa pyetej nga anëtarët e KLP-së u vu para dy zgjedhjeve.

Braho u pyet nëse do të zgjidhte stabilitetin e vendit apo vënien në vend të drejtësisë teksa hetonte një çështje.

“Kam pasur çështje që kanë shkaktuar efekte, por nuk kam menduar ndonjëherë se hetimi i një çështje sjell probleme në stabilitetin e vendit. Mendoj se hetimi i çështjes sjell të mira për vendin dhe nuk e destabilizon atë. Stabiliteti nuk komentohet me këshilla apo vendime, por mblidhet Këshilli i Sigurisë. Një çështje penale nuk e sjell një problematikë për stabilitetin e vendit. Nuk mund të mbulohet një vepër penale me asnjë arsyetim tjetër.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: