Pas një pushimi të shkurtër, Partizani ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen që do të luajë më datë 10 maj kundër Dinamos për vendet 3-4 të Kategorisë Superiore.

Kjo ndeshje praktikisht nuk vlen për asgjë, pasi tashmë të dyja skuadrat i kanë mbyllur llogaritë me trofetë dhe janë kualifikuar të dyja në kompeticionet europiane.

Nisur nga rëndësia zero që kjo sfidë ka, Partizani pritet ta shfrytëzojë për t’u dhënë një mundësi të rinjve që Gega i vlerëson, duke bërë një gërshetim me disa titullarë.

Kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena” nga ora 19:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb