Stafi i burgut të Rrogozhinës me rastin e festave të fundvitit kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e të burgosurve në këtë burg.
Përgjegjësi i Sektorit te Edukimit Burgu Rrogozhine, Andi Beqiraj tha se në aktivitetin e organizuar morën pjesë 12 fëmijë të personave që vuajnë dënimin, ndërsa për ta u shpërndanë dhe dhurata.
Në këtë burg vuajnë dënimin për vepra të ndryshme qindra persona, ndërsa kapacitetet akomoduese të këtij institucioni janë për 343.
(d.d/BalkanWeb)
