Një qytetar i është drejtuar sot me një mesazh emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku ka kërkuar të falënderojë stafin e Prestige Resort në Golem.

Në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetari shprehet falënderues pasi stafi i Prestige Resort i ka shpëtuar jetën një familjari.

“Ndërhyrja dhe mbështetja juaj e menjëhershme jo vetëm që e shpëtuat nga një pasoje e rëndë, po na dha edhe force e besim se humanizmi dhe solidariteti i njerëzve janë vlera të paçmuara”, thuhet në mesazh.

Mesazhi i plotë:
Deshiroj te mos identifikohem.

Mendoj te lexohet nga Ju ne emisionin e telefonatave te mengjesit se ka vlera te larta sociale qe i kerkon koha.

Te nderuar miq te stafit te Resortit “‘Prestigj” Mali Robit!

Me zemer te hapur duam t’ ju shprehim familjarisht mirenjohjen me te thelle per ndihmen qe i dhate familjarit tone ne çastin e veshtire dhe te rrezikshem ku u gjend. Nderhyrja dhe mbeshtetja juaj e menjëhershme jo vetem qe e shpetuat nga nje pasoje e rende, po na dha edhe force e besim se humanizmi dhe solidariteti i njerezeve jane vlera te pacmuara. Kete gjest nuk do ta harrojme kurre, po do ta mbajme me respekt dhe falenderim ne zemer me mirenjohje te sinqerte! .. Nga nje familje pushuesish pensioniste!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb