residenti palestinez Mahmoud Abbas ka planifikuar të takohet të martën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara për të diskutuar negociatat e vazhdueshme në lidhje me luftën në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot kryediplomati i Autoritetit Palestinez (PA).

“Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë luftën në Rripin e Gazës”, tha ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Al-Maliki falënderoi Ankaranë për mbështetjen e palëkundur për çështjen palestineze, gjatë fjalimit të tij në një forum në Antalia.

Konservatori islamik Erdogan është një kritik i vendosur i politikës së Izraelit për Palestinën dhe kundërshton klasifikimin e Hamasit si një organizatë terroriste, të shpallur tashmë nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Homologët e Al-Malikit, Sameh Shoukri i Egjiptit dhe Hakan Fidan i Turqisë, dënuan sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza gjatë bisedimeve dje në Antalia.

“AP është e vetmja fuqi legjitime për të administruar Gazën e pasluftës”, tha al-Maliki, duke hedhur poshtë planet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të patur një kontroll të plotë mbi Gazën dhe konsideruar ato si “politikisht të pavlefshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: