Recep Tayyip Erdogan priti të premten në Stamboll kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe ministrin e Libisë Abdulhamid Dbeyba për një samit trepalësh bashkëpunimi.

Sipas mediave turke, fokusi i bisedimeve ishte shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe, menaxhimi i flukseve të parregullta të migracionit dhe procesi politik për të rikthyer stabilitetin në Libi.

Sipas një deklarate nga Qeveria Libiane e Pajtimit Kombëtar, samiti është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të koordinimit midis Libisë, Turqisë dhe Italisë, që synon promovimin e qëndrimeve të përbashkëta që i shërbejnë interesave të popujve të rajonit.

Takimi u zhvillua në një sfond të presionit në rritje nga flukset e migracionit. Libia mbetet pika kryesore e nisjes për migrantët, me rreth 21,000 mbërritje në Itali vetëm këtë vit – një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2024, sipas gazetës Il Sole 24 Ore.

Qeveria italiane, në një deklaratë mbi takimin e Giorgia Meloni me Presidentin turk Tayyip Erdogan dhe Kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar Libian, Abdulhamid Dbeiba, i cili u zhvillua sot në Stamboll, nënvizon se të tre udhëheqësit “diskutuan forcimin e bashkëpunimit për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta, duke filluar me menaxhimin e flukseve migratore”.

Kryeministrja italiane siç raportohet theksoi se rezultatet e bashkëpunimit të vendit të saj me Turqinë deri më tani mund të shfrytëzohen në mënyrë që kjo përvojë të mund të përdoret për të mbështetur Qeverinë e Unitetit Kombëtar Libian në çështjet që kanë të bëjnë me migracionin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb