Kryeministri britanik Keir Starmer po riorganizon qeverinë e tij pas dorëheqjes së zëvendëskryetares së Partisë Laburiste, Angela Rayner, për shkak të një skandali financiar.

Rayner dha dorëheqjen të hënën, dy ditë pasi pranoi se pagoi më pak taksë prone për blerjen e një apartamenti, një goditje e re për qeverinë Laburiste.  Sipas BBC-së, Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lamy, është emëruar zëvendëskryeministër i ri, duke zëvendësuar Rayner-in.

Ministrja e re e jashtme do të jetë Yvette Cooper, sekretarja aktuale e brendshme, sipas gazetës Guardian.

Shabana Mahmoud, aktualisht ministre e drejtësisë, pritet të zëvendësojë Cooper-in në ministrinë e brendshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb