Turneu më i vjetër i tenisit në botë Wimbledon hap ditën e sotme zyrtarisht dyert, për të mirëpritur emocionet e dueleve mes tenistëve më të mirë të globit, që janë në kërkim të lavdisë në këtë turne.

Me nisjen e Wimbledon që daton shumë herët, me turneun e parë të mbajtur më 1877, Wimbledon është Grand Slam i 3 nga 4 të tillë që mbahen çdo vit në botën e tenisit. Por edhe për shkak të historisë madhështore të tij, Wimbledon është padyshim turneu më prestigjioz i tenisit.

Carlos Alcaraz  kërkon të përsërisë suksesin e një viti më pare, teksa synon titullin e tretë radhazi dhe gjithashtu kërkon të bëhet lojtari i dytë që fiton Roland Garros, Queen’s dhe Wimbledon në të njëjtin vit. Favoritë e tjerë tek meshkujt janë numri 1 i botës, Jannik Sinner, dhe britaniku, Jack Draper. Sinner do të kërkojë të marr revansh ndaj spanjollit, pas disfatës që ky i fundit i shkaktoi në finalen e Grand Slam të Roland Garros.

Interesante do të jetë edhe gara në tenisin e femrave, aty ku Aryna Sabalenka, numri 1 i botës, është favorite për titullin, me kampionen e vitit 2022, Elena Rybakina, dhe fituesen e French Open-it, Coco Gauff, që vijnë gjithashtu me petkun e pretendenteve, ndërkohë që tenistja Çeke, Barbora Krejcikova, do të tentojë një mrekulli për të mbrojttur titullin kampion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb