Spanja mundi 1-0 Argjentinën në finalen e madhe të Botërorit. Në Botërori Amerikan, në News 24, gazetari Erion Shkambi tha se kjo paraqitje e spanjollëve pritej, pasi ky ekip kishte dërguar në shtëpi përpara kohe edhe shumë ekipe të tjera të mëdha.

“Spanja eleminoi 3 nga ekipet favorite. Eleminoi Portugalinë, Francën dhe së fundmi Argjentinën. Kjo do të thotë shumë. Kjo është një fitues dhe një finale pa kontestim.

Nuk janë rastësi këto statistika të Spanjës, të njëjtat i ke patur edhe në ndeshjet e tjera që iberikët kanë luajtur. Sa kohë që nuk lejuan Francën të mos godasin kuadratin, për të tjerat çfarë të themi”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb