Dinamo vinte në derbin ndaj Tiranës nga një moment jo i mirë, pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk kishte marrë fitore, madje edhe golat kanë qenë me pikatore.jhNë fakt, këtë sezon Dinamo nuk ka qenë një skuadër që ka shënuar shumë, por këtë gjë e ndryshoi në sfidën ndaj bardhebluve ku arriti të shënonte plot 6 gola, gjë të cilën kishte vite që nuk e bënte.
Pas javës së 13-të, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt dhe tashmë numëron 18 gola të shënuar në këto javë kampionati. Më shumë se kryeqytetasit, ka shënuar vetëm skuadra e Vllaznisë që ka 1 gol më tepër, ndërkohë që me fitoren e djeshme, Dinamo ka kaluar Teutën në klasifikim, si edhe ka kaluar Bylisin, Egnatian e Elbasanin, të cilat tashmë janë me më pak gola të shënuar se Dinamo.
Ndeshjen e radhës, blutë e luajnë ndaj Flamurtarit që gjithashtu po kalon një moment të vështirë në kampionat, ndaj së cilës në fazën e parë mori një fitore me rezultatin 2-0 në shtëpi.
