Një ndeshje shumë delikate e pret Vllazninë, në kuadër të javës së 15-të të Superiores, ku shkodranët do jenë vizitorë në Elbasan. Ku përballë do kenë vendasit, të cilët tashmë kryesojnë kampionatin dhe janë një kandidat serioz për fitimin e titullit kampion.
Por, pavarësisht vështirësisë së sfidës, shifrat flasin qartazi për një dominim të Vllaznisë në dy dekadat e fundit ndaj verdhebluve. Kështu që prej rikthimit në elitë, nën emrin AF Elbasani, janë zhvilluar 7 ndeshjes mes kampionatit dhe kupës për këtë dyshe.
Ku dy janë sukseset e Vllaznisë, me atë të fundit të shënuar pikërisht në fazën e parë të këtij sezoni. Me kuqeblutë që triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0 falë një goli të Jagos. Por, po ashtu gjatë dy edicioneve të fundit ka edhe 5 barazime mes dy skuadrave, dy të ardhur në kupë, por që shikuan si të kualifikuar në fund shkodranët. Por, edhe përpara se emri i verdhebluve të ndryshonte dhe të ishte ai historik, KF Elbasani, nga viti 2020 deri në atë 2006 janë zhvilluar 22 ndeshje mes verdhebluve dhe Vllaznisë.
Këtu të llogaritura edhe ndeshjet në kompeticionin e kupës, teksa sërish dominanca e kuqebluve është e dukshme. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që gjatë kësaj periudhe kanë marrë 16 fitore e teksa 6 duele kanë përfunduar në barazim mes dy skuadrave. Dhe në këtë mënyrë suksesi i fundit i Elbasanit ndaj Vllaznisë shënohet në datën 26.02.2006 në shifrat 1-0. Edicion ku Elbasani u shpall edhe kampion i vendit, pikërisht në atë 2005-06. Pra, 19 vite pa humbje ndaj Elbasanit për Vllazninë, që kështu ka një rekord ndaj verdhebluve.
