Duel i radhës në kampionat për Vllazninë paraqet një ndeshje të “sikletshme” ndaj Bylisit në shtëpi. Ku kuqeblutë që po tentojnë të dalin nga momenti i vështirë e ndërsa mallakastriotët që luftojnë për mbijetesë e bëjnë këtë një ndeshje shumë interesante mes dy skuadrave.

Dhe statistikat e tregojnë që mes dy ekipeve bëhen duele të luftuara, duke shikuar se në 6 përballjet e fundit mes tyre, fjala barazim nuk “njihet”. Kështu Vllaznia është në avantazh me 4 fitore në 6 duelet e fundit mes dy skuadrave, me kuqeblutë që triumfuan edhe në fazën e parë në Ballsh me rezultatin 0-1, falë një autogoli të Peralta. Teksa shkodranët po ashtu gjatë kësaj periudhe kanë edhe fitore 3- 0, 2-0 dhe 1-2 përballë Bylisit.

Por, edhe Bylis ka arritur të marrë dy fitore 1-0 në 6 ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, suksese këto të ardhura nga duelet e zhvilluara në “Adush Muça”. E ndërsa dy barazimet e fundit mes dy skuadrave në shifrat 0-0 dhe 1- 1 shënohen në vitin 2023. Ndërsa fitorja e fundit e Vllaznisë në Shkodër shënohet në datën 12.03.2021, pra para më shumë se 4 vitesh. Ku ballshiotët në kuadër të javës së 24-ët të sezonit 2020-21, përmbysnin në “Loro Boriçi” duke triumfuar me shifrat 1-2.

Ku golin e Dilaver fillimisht për vendasit e bënin të pavlefshëm rrjetat e Spahihut dhe Bexhit për mallakastriotët. Humbje që në fund ndoshta i shkaktoi humbjen e titullit kuqebluve, të cilët vetëm nga golavarazhi u renditën në vendin e dytë atë edicion, me Teutën që fitoi kurorën e kampionit në fund të kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb