Ylber Ramadani ka luajtur 10 ndeshje me fanellën e Lecces në këtë sezon të Serie A. Edhe pse nuk është shndërruar ende në protagonist, mesfushori i kombëtares është lojtari që ka vrapuar më shumë deri tani.

Sipas faqes zyrtare të statistikave në Serie A, ai ka përshkruar 115.9 km në fushë deri më tani dhe mban vendin e parë. Statistika mjaft pozitive për shqiptarin, në vendin e dytë qëndron Karlstrom i Udineses me 114.7 km.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb