India po përgatitet të ketë statujën më të lartë në botë.

‘Statuja e Unitetit’ e cila do të jetë gati në fund të vitit do ti kalojë të 183 metrat dhe do jetë sa dyfishi i ‘Statujës së Lirisë’ që ndodhet në SHBA.

Pasi të mbarojë plotësisht, statuja gjigande do ti kalojë 30 metrat e statujës që mban aktualisht rekordin ‘Bddha e madhe e Lushan’, në Kinë.

Statuja me vlerë 260 milionë euro po ndërtohet në ishullin Sadhu, të Shtetit Gujarat dhe ndodhet në mes të ujërave të lumit Narmada.

Imazhet e shpërndara, tregojnë ende strukturën në ndërtim, që është duke marrë formë, dhe po ndërtohet në nder të politikanit Sardar Vallabhbhai Pater.

Deri më tani, janë përdorur miliona tonelata beton dhe hekur, ndërsa statuja është mbështjellë nga metali i ricikluar.

Kompleksi do të ketë një galeri kulturore që mundëson zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, për 200 persona.

Në anën tjetër, është hoteli me tre yje, që ka 128 dhoma, restorant dhe sallën e konferencave.

(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3086978_1_image

C_2_fotogallery_3086978_4_image

C_2_fotogallery_3086978_3_image

C_2_fotogallery_3086978_2_image

C_2_fotogallery_3086978_0_image

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb