Pyotr Tolstoy, gazetar dhe anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e presidentit Putin, stërnip i shkrimtarit rus të “Lufta dhe Paqja”, i tha gazetës italiane La Repubblica se pushtimi rus nuk do të ndalet derisa të arrijë kufirin polak,

“Pavarësisht nga ndihmat që i jepen Ukrainës nga Evropa dhe histeria e Boris Johnson apo kryeministrit italian Mario Draghi, ne do ta përfundojmë operacionin kur të na përshtatet. Unë mendoj se do të ndalemi në kufirin me Poloninë,” tha ai, raporton The Times.

Tolstoi, 52 vjeç, është akuzuar për antisemitizëm dhe propagandë pro-qeveritare gjatë karrierës së tij si gazetar. Ai e ka përshkruar Gjeorgjinë dhe Ukrainën si “xhuxhë diallëzorë” që ekzistojnë vetëm falë Rusisë dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e vlerave patriotike dhe besimit fetar ortodoks nga talljet në internet.

Tolstoy i tha La Repubblica se “operacioni i posaçëm ushtarak” do të përfundonte kur Ukraina ishte krejtësisht “e denazifikuar” dhe e çmilitarizuar, dhe se nuk do të ketë më shanse për ta transformuar atë në një anti-Rusi siç është përpjekur perëndimi të bëjë për 30 vitet e fundit.

Tolstoy mohoi se mbështetja e tij për luftën e Putinit përbënte një tradhëti të trashëgimisë së paraardhësit të tij të shquar, refuzimi i të cilit për luftën dhe dhunën ishte një burim frymëzimi për Mahatma Gandin.

“Lev Nikolaevich Tolstoy [ose Leo Tolstoy si shkrimtari është i njohur në anglisht] ishte një oficer në ushtrinë ruse. Ai vrau anglezët dhe francezët në Krime, në Krimenë ruse. Kur fati i vendit është në rrezik, shqetësimi ynë i vetëm është të mbështesim vendin. Unë nuk shoh kontradiktë me trashëgiminë e Lev Tolstoit”, tha Pyotr Tolstoi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: