Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut për stërvitjet e përbashkëta ushtarake, pasi sipas saj nxisin ‘shantazhin bërthamor’.
Gjithashtu autoritetet kanë shtuar se do të marrin masat e duhura për të parandaluar zhvillimet e mëtejshme ushtarake.
“Komplot i tyre për të na shtypur ushtarakisht është një tjetër tregues i qartë se marrëzia e armikut ka arritur në një pikë ku nuk mund të anashkalohet më,” kanë deklaruar zyrtarë të Koresë së Jugut shkruajnë mediat e huaja.
Forcat amerikane dhe koreano-jugore kanë mbajtur stërvitje intensive ushtarake që nga marsi i këtij viti, duke përfshirë stërvitje ajrore dhe detare.
(BalkanWeb)
