Një keqkuptim mes fjalëve të një pasagjeri dhe një stjuardi në aeroportin “Marco Polo” të Venecias shkaktoi alarm për bombë pak para nisjes së fluturimit të Raynair drejt Vjenës.
Skuadra të shumta që merren me çmontimin e bombave dhe forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të kontrolluar aeroportin dhe rezultoi se alarmi ishte i rremë.
Në bordin e avionit kishte 157 pasagjerë plus gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Alarmi për bombë shkaktoi panik dhe pasiguri te turistët, të cilët prisnin të largoheshin me ngulm.
Kësisoj, aeroporti u bllokua përgjatë operacioneve të kontrollit dhe u anulua çdo fluturim. Kjo gjë solli vonesa të shumta si në nisje, ashtu edhe në mbërritje duke shkaktuar kaos jo vetëm në aeroportin “Marco Polo” në Tessera, por edhe në aeroportet e tjera pritëse.
(BalkanWeb)
