Aleksandar Mitrovic pritet të zbres në fushë si titullar ndaj Shqipërisë, fakt që e konfirmoi trajneri Stojkovic në konferencë për shtyp. Sulmuesi i Al-Rayyan ka lënë pas dëmtimin e pësuar dhe shpresoj të ruajë formën e mirë edhe ndaj kuqezinjve. Mitrovic u shfaq i kënaqur me faktin që Serbia do ta luajë këtë takim në Leskovac:

“Mendoj se jo vetëm mua, por neve si ekip na pëlqen stadiumi, atmosfera dhe mbështetja, që nga momenti që dalim për nxehjen deri në fërshëllimën e fundit. Marrim duartrokitje, jemi të lumtur kur luajmë këtu. Shpresoj që të vazhdojmë një seri rezultatesh pozitive. Ndihem mirë pas dëmtimit që më shqetësonte. Luajta pesë ose gjashtë ndeshje, u riktheva në formë, shënova gola dhe asiste. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe ndaj Shqipërisë, nëse më jepet mundësia të luaj. Kjo është një pyetje për trajnerin, shpresoj se do të jem në fushë”, u shpreh Mitrovic përpara se Stojkovic të zbulonte vendimin e tij për ta hedhur në fushë nga minuta e parë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: