U dëmtuan 164 stola, u shoqëruan disa tifozë ultras, pati reagime të shumta, pjesës e së cilës u përfshi dhe kryeministri Rama por në fund Komisioni i Disiplinës vendos ta kalojë vetëm me gjobë atë çfarë ndodhi në ndeshjen Kukësi-Tirana. Përtej zhurmës së madhe, kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar derbin e kryeqytetit, një derbi pa tifozë është një sfidë pa ngjyra dhe pa zë.

Disiplina i jep një bonus të madh kryeqytetit por sigurisht krijon dhe një precedent të rrezikshëm për klubet e tjera. Kjo është një qasje risi e FSHF-ës këtë sezon ku më shumë ka aplikuar gjobat se sa dënimet kolektive me mbylljen e dyerve të stadiumit. Ajo çka ndodhi në sfidën Kukësi-Tirana do ti kushtoj arkave të klubit bardheblu, 500 mijë lekë të rjea, ndërsa verilindorëve 100 mijë lek:

Disiplina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb