Me të dy futbollistët, të cilët u hodhën në fushën e lojës në startin e pjesës së dytë nga ana e trajnerit Martini. Bajrami, madje, hapi rrugën e përmbysjes për kuqeblutë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 67-të. E po ashtu, duke dhuruar një performancë shumë të sigurt në prapavijë. Gjithashtu, edhe Tafili i dha një qetësi dhe frymëmarrje mesfushës në pjesën e dytë të lojës, ku me driblimet e tij dhe vertikalizimet ndaj shokëve të skuadrës, ishte një “alarm” për kundërshtarët sa herë ishte në kontakt me topin.
Edhe Mensah e Delaj, pavarësisht se ishin vetëm pak minuta në fushë dhanë një kontribut të vlefshëm në fitoren 2-1. Ku në momentet që ishin në fushën e lojës krijuan hapësirat e duhura në fushë për Vllazninë, duke fituar minuta të vyera në momentet ku nevojitej më tepër.
Një fakt i tillë patjetër kënaq shumë trajnerin Martini dhe stafin teknik. Me shkodranët, të cilët mund të kenë besim edhe te futbollistët që hidhen në fushë si zëvendësues dhe t’i japin lojës një tjetër ritëm në momentin kur kërkohet kontributi i tyre.
