Pankina e Maximilliano Allegrit është në rrezik. Trajneri i njohur nuk po bën mirë në drejtimin e Juventus dhe menjëherë kanë nisur thashethemet për gjetjen e pasuesit.

Mediat italiane shohin të mundshëm rikthimin e Antonio Contes, me këtë të fundit që aktualisht drejton Tottenham. I pyetur pikërisht për këtë temë, Conte e ka një përgjigje.

“Është diçka e pabesueshme. Në këtë periudhë mendoj që këto biseda janë një mungesë respekti ndaj Allegrit dhe ndaj meje, që punoj te Tottenham.Sapo kemi nisur sezonin dhe i jam përgjigjur shumë herë kësaj pyetjeje: kam thënë gjithmonë që jam i lumtur dhe po e shijoj eksperiencën time këtu”- tha ai.

Uy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: