Juve po pret fundin e sezonit për të bërë një bilanc të plotë në lidhje me të tashmen dhe të ardhmen. Sigurisht, çdo diskutim nis nga stoli, kush do të jetë trajneri i ri? Antonio Conte dhe Thiago Motta janë dy emrat e vetëm që shihen si pasuesit të Allegrit, por do të jetë ky i fundit që do të vendos, më saktë e ka vetë fatin në dorë. Dy ndeshjet e fundit, kundër Fiorentinës dhe Lazio-s kanë kthyer besimin mbi trajnerin.

Allegri
Allegri

Nëse Allegri arrin të sigurojë një vend për në Champions League, dhe nëse fiton Kupën e Italisë, është e sigurt që do të qëndrojë në krye të Juves, minimumi edhe sezonin e ardhshëm. Allegri ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në 2025, dëshira e tij është të respektojë këtë kontratë, ndërsa për rinovimin diskutimi do të bëhet në një moment të dytë. Nëse për një arsye apo për një tjetër palët vendosin të ndahen në fund të këtij sezoni, Conte është emri i parë në listë.

Antonio Conte
Antonio Conte

Ish trajneri pret me padurim një telefonatë nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, është gati në çdo moment të marrë drejtimin e Juves. Emri i dytë është ai i Thiago Motta-s, por në të njëjtën kohë është dhe një opsion jo pak i ndërlikuar pasi Bologna nuk ka ndërmend të privohet nga trajneri që po i dërgon drejt një kualifikimi historik në Champions League. Motta gjithashtu ka edhe shumë kërkesa nga jashtë Italisë, mbi të gjitha në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb