Aleatët e NATO-s riafirmojnë gatishmërinë e tyre për t’i ofruar Ukrainës ndihmë të mëtejshme ushtarake, në veçanti sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë sistemet Patriot, por ndërsa diskutimet rreth këtyre sistemeve janë duke vazhduar, NATO po fokusohet në furnizimin me municione dhe pjesë rezervë për sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore që Ukraina ka marrë tashmë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaratën e bëri në një konferencë për shtyp gjatë ditës së parë të punës së Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bukuresht.

“Ky [diskutimi për Ukrainën] ka të bëjë pjesërisht me sigurimin e sistemeve të reja, si, për shembull, Patriotët, dhe ka një diskutim të vazhdueshëm për këtë tani. Por ka të bëjë gjithashtu shumë me sigurimin që sistemet që kemi dorëzuar tashmë janë duke funksionuar. Kjo është një sfidë e madhe me të cilën përballemi tani”, tha Stoltenberg.

Ai kujtoi se aleatët e NATO-s i kishin siguruar Ukrainës sistemet më të avancuara, si NASAMS norvegjeze ose IRIS-T gjermane. Këto sisteme demonstrojnë rezultate të larta, siç dëshmohet nga efektiviteti i mbrojtjes së Ukrainës gjatë sulmeve me raketa ruse dhe sulmeve me dron. Aktualisht është shumë i rëndësishëm sigurimi i këtyre sistemeve me municion, si dhe pjesë këmbimi për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb