Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe ta furnizojnë atë me më shumë armë, sepse nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse tirania mbizotëron mbi lirinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ,mbajti një fjalim në Konferencën Vjetore të Konfederatës Norvegjeze të Ndërmarrjeve në Oslo.

“Armët janë , në fakt , rruga drejt paqes. […] Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme nëse shtypja dhe tirania fitojnë mbi lirinë dhe demokracinë,” tha Stoltenberg.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës, duke përfshirë më shumë armë, dhe u bëri thirrje aleatëve të investojnë më shumë në mbrojtje, të eliminojnë varësitë nga regjimet autoritare dhe të qëndrojnë së bashku për të mbështetur lirinë dhe demokracinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb