Rusia përdor municione thërrmuese në Ukrainë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg .

Sipas tij, NATO nuk ka një qëndrim të përbashkët për municionet thërrmuese për Ukrainën, vendimet për këtë çështje merren nga vetë shtetet anëtare.

“NATO, si aleancë, nuk ka qëndrim për konventën për municione thërrmuese, sepse një numër aleatesh e kanë nënshkruar konventën, por një numër aleatesh nuk e kanë nënshkruar konventën. U takon aleatëve individualë të marrin vendime për dërgimin e armëve dhe furnizimeve ushtarake në Ukrainë”, u tha Stoltenberg gazetarëve përpara samitit të Vilnius.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb