Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Është vetëm çështje kohe para se vendi të bashkohet me aleancën, tha Sekretari i Përgjithshëm i ATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi.

“Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte dyert për NATO-n dhe t’i hiqte të drejtën Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai arriti pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, nuk është çështje ‘nëse’, por çështje ‘kur’”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb