Amanda Toçka, studentja e cili preku zemrat e të gjithëve me fjalimin e ditës së djeshme, ka reaguar në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se zëri i saj dhe i të gjithë studentëve duhet të dëgjohet, ndërkohë që është shprehur në mënyrë kategorike kundër dhunës policore, një dhunë që shpesh ka qenë edhe makabre, ndaj protestuesve.
“Stop dhunës, më arresto, por mos më dhuno”, ka përfunduar studentja në reagimin e saj.

Postimi i plotë:
Zëri im është dëgjuar dje më shumë se kurrë. Kjo është hera e parë që un flas përkundrejt mediave. Zëri i të gjithë studentëve duhet të dëgjohet.
Dhuna është epa tolerueshme. Fjalët e thëna nga na ime janë në emrin tm dhe jo në emër të studentëve. Unë përfaqësoj veten time, secili student përfaqëson veten e tij.

Stop dhunës, më arresto, por mos më dhuno.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb