Aventura e Thomas Strakoshës te Lazio është në orët e fundit. Gardiani kuqezi ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij e cila i skadon në fund të sezonit, kjo në fakt ishte e qartë prej kohësh, pasi Igli Tare në më shumë se një herë i bëri propozime të ndryshme.

Sipas mediave italiane, Strakosha pritet të vijojë karrierën e tij në Premier League, të gjitha bashkohen në një pikë: Strakosha po negocion me Fulham.

Strakosha
Strakosha

Pika kyçe ku ka ngecur kjo negociatë për momentin është bonusi që kërkon Strakosha për hedhjen e firmës, Fulham e konsideron të lartë kërkesën e shqiptarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb