Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e opozitës është largimi i kryeministrit Eddi Rama nga pushteti.

Në një deklaratë nga selia blu, i pyetur në lidhje me mbështetjen ose jo të Shteteve të Bashkuara për opozitën shqiptare, Berisha u shpreh se opozita ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare.

“Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota demokratike. Rama me Lindën e AKSHI dhe atë të Surrelit, Agasin Kokonën dhe Lubi Ballukut, është shembulli i një kryeministri padrino. Opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme. Janë 7 rezoluta ndërkombëtare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb