Ushtria ruse ka përparuar në verilindje të Ukrainës dhe ka pushtuar 278 kilometra katrorë territor brenda një jave. Një analizë e agjencisë France Press vlerëson se pushtimi i Moskës ka arritur masën maksimale deri në fund të vitit 2022.

Sipas një analize të agjencisë France Press, presioni rreth kryeqytetit verilindor ishte i dobishëm në dobësimin e njësive të Kievit në kundërsulm në rajonet Donetsk dhe Lugansk. Ndërkohë, Zelensky tha se; “Situatë është e vështirë, por është nën kontroll”.

Sipas analizës së AFP bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës, midis 9 dhe 15 majit vetëm në rajonin e Kharkiv 257 kilometra katrorë ranë nën pushtimin rus. 21 km katrorë të tjerë ndodhen në vija të tjera të frontit, duke përfshirë fshatin simbolik Robotyne, në jug të vendit. Sakaq, pas anulimit të një vizite në Madrid, presidenti ukrainas Zelensky u takua me ushtrinë në Kharkiv.

Midis tyre është shefi i inteligjencës Budanov, i cili arriti në frontin verilindor disa ditë më parë për të ndjekur nga afër situatën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: