Grupi mercenar Wagner që ka ndërhyrë në luftën e Rusisë me Ukrainën bëri bujë për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse duke u ofruar këtyre të fundit lirinë nëse përmbushnin kontratën e ofruar.
Sipas vlerësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës, Wagner mund të ketë ngadalësuar përpjekjet për rekrutimin e burgjeve muajt e fundit, pasi statistikat tregojnë se numri i të burgosurve rusë u ul me 6,000 midis nëntorit 2022 dhe janarit 2023, ndërsa nga shtatori deri në tetor të vitit të kaluar, numri i të burgosurve ishte ulur me 23,000.
ISW, një institut me bazë në SHBA, tha se rënia mund të jetë pjesërisht për shkak të reputacionit të Wagner si një njësi me shumë viktima në radhët e tyre.
