Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së miratimit të ligjit për barazinë gjinore në Kuvend, duke e cilësuar procesin si të nxituar dhe në shkelje të procedurave parlamentare.

Në fjalën e tij, Strazimiri theksoi se ligji është miratuar pa respektuar rregullat dhe afatet e nevojshme për shqyrtim, duke e konsideruar këtë veprim si një shenjë dashakeqësie nga mazhoranca.

“Duhet t’ju informoj se është kaluar në shkelje të procedurave për ligjin për barazinë gjinore. Të mbetet në analet e Kuvendit ky turp, kjo dashakeqësi dhe ky nxitim për ta miratuar ligjin,” – deklaroi Strazimiri.

Sipas tij, kjo mënyrë veprimi dëmton transparencën dhe besueshmërinë e procesit ligjvënës, ndërsa opozita kërkon që ligji të rishikohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: