Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu ka postuar në rrjetet sociale pamje nga fushata elektorale në njësinë numër 3 në kryeqytet.

Balliu shihet në foto së bashkë me këngëtarin Arkimed Lushaj, Stresi, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimin që kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë në orën 17:00 në sheshin “Straus” në zonën e Xhamllikut.

“Vazhdojmë me njëshin e muzikës, me Stresin
Sot ftuam qytetarët e njësisë numër 3:
Në orën 19;00.
Në Xhomllik tek sheshi Shtaus.
Të presim Kryeministrin e ardhshëm Sali Berisha”, shkruan ai.

(BalkanWeb) 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb