TIRANË-Teksa e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte përqendruar ne debatin live ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve dhe Imunitetit, për akuzat e deputetit Tom Doshi, lidhur me pretendimet e tij për vrasje të mbetur ne tentative, porositur sipas tij nga kryeparlamentari Ilir Meta, është dikush qe shpreh simpatinë e tij për deputetin e Shkodrës ne rrjetet sociale.

Këngëtari Stresi i veshur me një fanelle sportive, qe mban emrin Bart dhe numrin 89, ndërsa i ka drejtuar pistolete vetes ne koke, shkruan ne komentin e tij bashkengjitur fotos: “Un dhe Bart protestojmë per padrejtësinë qe po i bohet Tom Doshit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: