NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
5-6 peta
7-8 kokrra mollë
100 gr arra
100 gr rrush të thatë
1 pako biskota
1 fetë xhinxhër
1 bustinë vanilje
1 shkop kanelle
Kanellë pluhur
1 ½ gotë sheqer
1 gotë ujë
100 gr gjalpë
Përgatitja
Vendosim në sobë një tenxhere me 1 gotë ujë, 1 gotë e gjysëm sheqer, 1 fetë limon, 1 shkop kanelle, 1 bustinë vanilje dhe 1 fetë xhinxhër (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak liker). Sapo uji të vlojë shtojmë mollët të qëruara dhe prera në kubikë të vegjël dhe i lemë të ziejnë për vetëm 5 minuta.

Më pas i largojmë mollët dhe i lemë të ftohen.

Shkrijmë gjalpin dhe spërkasim petët të cilat i vendosim në një tavë drejtkëndëshe. Trazojmë mollët me arrat, rrushin e thatë dhe disa biskota të thërrmuara. Më pas i spërkasim me pak gjalpë dhe kanellë pluhur. E vendosim mbushjen me mollë tek petët. E mbulojmë më pas mbushjen me petë duke i spërkatur me pak gjalpë. E mbledhim role dhe e vendosim strudelin në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Ndërkohë sherbetin e aromatizuar ku vendosëm mollët, e lemë të ziejë derisa të fillojë të trashet dhe të shterojë pak. Pasi strudeli të jetë pjekur dhe të jetë ftohur e servirim duke shtuar pak nga sherbeti i ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: