Struga do provojë të kalojë turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ku do të përballet me lituanezët e Zalgiris. Ndeshja e parë është e programuar për të martën në orën 18.00. Para këtij takimi që do luhet në LFF stadionas (Vilnius), ka dalë para mediave trajneri i skuadrës së Strugës, Shpëtim Duro.

Ndeshja me Zalgiris? “E presim me interes këtë takim, është historik pasi është hera e parë që skuadra merr pjesë në Champions League. Jemi një skuadër e formuar prej gjashtë apo shtatë vitesh dhe kualifikimi në Champions është një arritje për skuadrën dhe qytetin. E presim me mjaft dëshirë dhe interes”.

Zalgiris favorit? “Jo më kot fola më sipër për eksperiencën e dy skuadrave në Champions, patjetër që në letër janë favorit për përvojën që kanë. Por, edhe ne jemi një skuadër e mirë me lojtarë të fortë e me përvojë dhe kemi mundësitë tona. Në futboll jo gjithmonë fiton favoriti, janë dy ndeshje dhe ne kemi shanset tona”.

 Barazimi rezultat favorizues? “Sido që të zhvillohen situatat në ndeshjet me dy takime, nuk përfundon gjithçka që në ndeshjen e parë. Por, do të ishte avantazh një rezultat pozitiv”.

Eksperienca me terrenet artificiale? “Nuk kemi luajtur në terrene të tilla, favorizohet pak kundërshtari, por do të ambientohemi, këtë javë kemi zhvilluar disa stërvitje në terren sintetik”.

Zalgiris propozoi që të ndryshoheshin renditja e ndeshjeve dhe të luhej e parë në Strugë? “Nuk dua të zgjatem sepse ne do të respektojmë shortin dhe kaq. Kushtet janë normale” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb