107 ditë protestë, rezistencë. Qytetarët kanë vijuar revoltën para kryeministrisë. Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë për keqqeverisje.
“Shqiptarët bëhen bashkë për të shpëtuar kombin, kombi është në rrezik. Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ligje si paketa e maleve, investitori strategjik, cënon vendin. Shqipëria është në udhëkryq, kombi është në udhëkryq, ndaj duhet të jemi bashkë. Sot SPAK doli me një deklaratë që ka një vilë të 3 sekrete të Ballukut. Ky është një krim…Pensionistët mezi paguajnë ilaçet dhe të rinjtë nuk blejnë dot një shtëpi…Policia e Shtetit me 600 mijë mëzor sigurojnë rritjen e fëmijëve…Studentët dje e demaskuan hajduten. Një polici qëlloi me grusht një protestues dhe shefi i tij bënte sehir. Ky është një turp. Durimi ka kufi dhe kemi treguar që jemi paqësor, popull i emancipuar. Mos na provokoni sepse revolta popullore kur të ndizet nuk ndalet më”, tha ai.
Gjithashtu, aktivisti Andi Tepelena ka shprehur edhe njëherë kërkesat e panegociueshme të qytetarëve në protestën e 107 kundër Ramës.
“Kërkesat e protestës janë korrekte dhe kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por ndryshimin e sistemit. Kërkojmë Kushtetutë të re, qytetarët të kenë të drejtë të referendumeve, shfuqizimin e ligjeve antishqiptare. Kontratë të re sociale, çdo qytetar të ketë një minimum jetik…Kërkojmë një republikë të re, një Republikë që vë në qendër qytetarët i cili duhet të dëgjohet, pra jo më një republikë e kryetarëve sepse janë ndryshimet e marrëveshjes Rama -Berisha në 2008 që kanë sjellë në këtë derexhe. Njerëzit duhet të dinë se për kë të votojnë”, tha ai.
