KORCE

Ndonëse në Tiranë studentët vijojnë bojkotin e auditorëve dhe protestat për plotësimin 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë, nuk ndodh e njëjta gjë me studentëve e universiteteve në rrethe.

Mësohet se një pjesë e studentëve të Universitetit ‘Fan Noli’ i janë rikthyer auditorëve për mësim, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë te bojkotojnë mësimin në shenjë proteste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq, studentet e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dorëzojnë një kërkesë të re në Rektoratin e këtij universiteti për shtyrjen e datave të riprovimeve.

Studentet kërkojnë minumumi dy jave shtyrje qe nga momenti kur do te mbyllet protesta ne Tirane. Ne rast se kjo kërkesë e tyre nuk merret parasysh atëherë ata kanë paralajmëruar se protesta e tyre do te përshkallëzohet.

Theksojnë se ne Universitetin e Shkodrës vazhdon bojkoti i procesit mësimor pa afat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb