TIRANE

Universiteti ‘Luarasi’ zhvilloi një leksion të hapur duke pasur në një lidhje online me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të shkencave mjekësore Prof.Dr.Nadey Hakim, pedagog i Oxfordit, kirurg i njohur ndërkombëtarisht, pioner i transplanetit të pankreasit dhe autor i dhjetëra librave dhe shumë studimeve shkencore.

Dekani i Fakultetit të shkencave mjekësore në Universitetin Luarasi prof.dr Sokol Paparisto tregon rëndësinë e këtij leksioni për studentët dhe pedagogët.

Prof. Hakim, i vlerësuar si një nga kirurgët më inovativë të kohës, ndau me studentët dhe stafin akademik eksperiencën e tij shumëvjeçare në fushën e kirurgjisë së transplanteve, duke i shoqëruar konceptet teorike me raste reale, sfida, ndërhyrje të rralla dhe teknika të avancuara që kanë ndryshuar historinë e mjekësisë moderne.

Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në leksion patën mundësinë të adresojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat etike, klinike dhe teknologjike të kirurgjisë moderne, duke krijuar një hapësirë të rrallë dialogu me një profesionist të nivelit elitar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: