Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të radhazi e shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Studentët dhe të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme”, vijon deklarata e ambasadës amerikane, ndërsa shton se “dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”.

Reagimi
Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb