Studentë dhe pedagogë të shumtë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Një nga studentët në një intervistë për News24 tha se studentët shqiptarë duhet që të mobilizohen si në Serbi.
Sipas tij, kryeministri Rama ka vandalizuar shtetin shqiptar. Studenti deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen sa më parë dhe të vijë një lider më i mirë.
“Unë dua që studentët të bëhen bashkë dhe t’i japin tjetër energji protestës. Unë jam student si gjithë të tjerët. Nëse ne unifikohemi, mendoj se do të bëhemi shumë.
Kryeministri ka vandalizuar gjithë shtetin shqiptar dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Rama po gjen tentativa për të demoralizuar studentët. Kryeministri të ikë sa ka së paku dy gishta dinjitet. Çdokush ka të drejtë që të maskohet, derisa kryeministri i nxjerr protestuesit në rrjetet sociale. Fitorja e studentëve në Serbi të motivon.
Ne e përjashtojmë kategorikisht mundësinë që të ndalojmë së kërkuari dorëheqjen. Nuk kemi çfarë të flasim me kryeministrin Rama, sepse ka 14 vite që e kemi parë çfarë di të bëjë”, tha studenti.
