Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te “Zogu i Zi”. Revolta e studentëve vijon që prej orëve të para të mëngjesit. Ata kanë sulmuar filialin e një banke të nivelit të dytë duke thyer xhamat por edhe një dyqan aty pranë.

Disa institucioneve janë vënë në shënjestër të protestuesve ku edhe iu është vënë flaka, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu protestuesit qëndruan për disa orë te Kryeministria, ndërsa pati edhe tensioneve mes forcave të policisë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: