Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen. Ai komentoi gjithashtu qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve dhe mbështetjen që, sipas tij, duhet të japin qytetarët dhe forcat politike.
Binjakaj deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, kryeministri po ndjek një taktikë përçarjeje, duke bërë dallimin mes studentëve dhe protestuesve që janë përfshirë në akte dhune.
Studenti theksoi se çdo mbështetje për protestën është e mirëpritur, pavarësisht nëse vjen nga opozita, partitë e vogla apo edhe nga mazhoranca, për sa kohë që pjesëmarrësit nuk e shfrytëzojnë protestën për qëllime partiake.
Ai u ndal edhe te masat e fundit të qeverisë, duke përmendur paketat e njoftuara dhe pagesat për punonjësit e Policisë së Shtetit. Sipas tij, këto masa nuk duhet të paraqiten si favore apo lëmoshë, por si shpërblim i drejtë për punën e kryer.
“Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar. Në njëfarë mënyrë shoh se kryeministri synon të përdorë taktikën përça dhe sundo. Me atë që ka artikuluar se ata protestues të dhunshëm nuk janë studentë.
Si opinion persona unë them se çdo mbështetje e opozitës, qoftë e partive të vogla do doja të shihja dhe të mazhorancës është mesë e mirëpritur sa kohë vijnë pa flamuj pa simbole partish, por si qytetarë në mbështetje të një kauze. Kanë të drejtën e tyre. Dhe të përpiqemi të ndihmojmë njëri tjetrin për të mirën e Shqipërisë.
Kryeministri ë fundmi ka bërë një sërë paketash qoftë të joshë persona që ka afër vetes…e pamë edhe pagesën ndaj punonjësve të policisë. Por kjo nuk duhet të vijë si lëmoshë, por të paguhen aq sa e meritojnë…Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës”, tha ai.
