Njerëzit me përkatësi fetare jetojnë rreth katër vjet më gjatë sesa ata që nuk kanë lidhje fetare, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit e Universitetit Shtetëror të Ohios kanë shikuar lidhjen në mes të religjionit dhe jetëgjatësisë, duke analizuar mbi 1000 raste.

Laura Wallace si prijëse e studimit, ka thënë: “Përkatësia fetare ka efekt të madh në jetëgjatësi”.

Hulumtuesit kanë gjetur se pjesë e arsyeve se pjesë besimtarët jetojnë më gjatë janë gjithashtu edhe vullnetarizmi dhe pjesëmarrja nëpër organizata sociale, që të dyja janë të lidhura me jetëgjatësinë.

“Kemi gjet se vullnetarizmi dhe përfshirja nëpër organizata sigurojnë pak më shumë se një vit të shtimit të jetëgjatësisë e cila sigurohet nga përkatësia fetare”.

“Ka shumë përfitime nga përkatësia fetare të cilat janë të pashpjegueshme”.

Sipas studiuesve këto të mira lidhen me normat dhe rregullat të feve të ndryshme që ndalojnë përdorimin e alkoolit dhe të drogave.

Profesori Baldwin Way, bashkëautor në studim, ka shtuar: “Shumë religjione promovojnë praktika të reduktimit të stresit që përmirësojnë shëndetin, sikurse edhe mirënjohja, lutjet dhe meditimi”.

Ata shpresojnë se gjetjet e tyre do të ndihmojnë në të ardhmen për studimet që do të merren me hulumtimin e efektit të fesë në shëndet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb